Eko Higjiena

Aksion vullnetar në Zhegër: Mirëmbahen dhe pastrohen hapësirat përgjatë rrugës kryesore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me iniciativën e Këshillit të Fshatit dhe angazhimin e banorëve lokalë, është realizuar aksioni për mirëmbajtjen dhe kositjen e barit përgjatë rrugës kryesore në zonën e Parkut Haxhi Neziri në Zhegër.

Ky aktivitet synon përmirësimin e pamjes së fshatit, rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik dhe krijimin e një ambienti më të pastër e më të rregullt për komunitetin. Përfaqësuesit e Këshillit të Fshatit theksuan se me pak përkushtim, organizim dhe vullnet të mirë, mund të arrihen rezultate të rëndësishme në interes të përbashkët.

Kryetari i fshatit, Qahil Halili, ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që morën pjesë në aksion, duke theksuar se kujdesi për hapësirat publike mbetet një prioritet i vazhdueshëm.

“Do të vazhdojmë të kujdesemi për hapësirat që shfrytëzohen nga komuniteti, duke kontribuar në një ambient më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë”, ka deklaruar Halili.

Mobi Casa

Qahil Halili po dëshmon se punëtori i vërtetë nuk ndalet kurrë. Aktivist i palodhur dhe i përkushtuar, ai punon për interesa të komunitetit dhe të fshatit, pa u ndikuar nga politika.

Me iniciativat e tij konkrete dhe angazhimin e vazhdueshëm, ai po transformon hapësirat publike dhe po i afron njerëzit drejt një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të bashkuar. Për banorët e Zhegër, Halili është shembulli i shërbimit të sinqertë për komunitetin.

Banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke e cilësuar si një shembull pozitiv të bashkëpunimit qytetar dhe të përgjegjësisë kolektive për ruajtjen e mjedisit dhe hapësirave publike./rajonipress/