FIDANISHTJA

Një muaj arrest shtëpiak për Strahinja Spasić, edhe pse keqpërdori 39 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Strahinja Spasić i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Me 29.05.2026 policia në koordinim me prokurorinë, kanë siguruar prova se i dyshuari mashkull kosovar, i punësuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit, ka përfituar pagë nga Buxheti i Kosovës përkundër se nuk është paraqitur në vendin e tij të punës.

Sipas dëshmive të siguruara gjatë hetimit i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 39 232.218 euro për periudhën kohore 2019 – 2026. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportimeve mediale të publikuara më 29 maj 2026, zyrtari komunal Strahinja Spasić dyshohet se gjatë periudhës 2019–2026 ka përfituar pagë nga Komuna e Kllokotit pa u paraqitur rregullisht në vendin e punës, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar ndaj buxhetit komunal.

FIDANISHTJA

Sipas raportimeve, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga organet kompetente, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Strahinja Spasić është djali i Strečko Spasić, figurë e njohur politike në zonën e Vitisë. Në opinionin publik dhe në raportime të ndryshme, Strečko Spasić është përmendur si kryetar i strukturave paralele serbe në rajonin e Vitisë, ndërsa ka ushtruar edhe funksione në kuadër të institucioneve të financuara nga Republika e Serbisë.

Rasti ka ngjallur interesim të madh publik për shkak të pozitës së të dyshuarit, lidhjeve familjare dhe dyshimeve për përfitim të pagës për një periudhë shumëvjeçare pa kryer detyrat zyrtare./rajonipress/