UBT

Policia e Gjilanit shqipton 1491 gjoba brenda një jave, apel për kujdes më të madh në trafik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar aktivitetet në trafik gjatë javës së fundit, duke realizuar kontrolle dhe masa të shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Sipas raportit zyrtar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, gjatë periudhës 22 maj – 28 maj 2026, kanë shqiptuar gjithsej 1491 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar:

10 aksidente trafiku me dëme materiale,
11 aksidente trafiku me persona të lënduar,
dhe 1 aksident trafiku me pasoja fatale.

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese dhe kontrollit të trafikut janë shqiptuar:

FIDANISHTJA

21 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë,
32 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes,
si dhe janë shqiptuar masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike për 52 ngasës.

Policia Rajonale e Gjilanit ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes, duke theksuar se shpërqendrimi në trafik mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.

“Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë”, thuhet në apelin e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet dhe aktivitetet për siguri në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në parandalimin e kundërvajtjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve./rajonipress/