Robert Ukaj prezantohet si kandidat i LDK-së: “Bashkohu për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar”
Gjilan – Me krenari dhe përkushtim, Robert Ukaj, kandidati për deputet nga Vitia dhe pjesë e listës fituese të LDK-së, u prezantua sot përballë publikut dhe mbështetësve, duke marrë numrin 87 në listë.
Nën drejtimin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me përkrahjen e Presidentes Vjosa Osmani, Ukaj shpalosi vizionin e tij për një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar dhe me mundësi më të mira për të rinjtë dhe familjet. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive qytetare dhe bashkimit për realizimin e një të ardhmeje më të ndritur për vendin.
“‘Bashkohu’ nuk është thjesht një slogan. Është thirrje për çdo qytetar që e do Kosovën, për çdo të ri që beson në të ardhmen dhe për çdo familje që kërkon dinjitet dhe drejtësi,” deklaroi Ukaj.
Lista e LDK-së, sipas tij, përfaqëson njerëz të përkushtuar dhe me vizion, që synojnë ta çojnë Kosovën përpara, duke i dhënë fund stagnimit dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për zhvillim ekonomik, arsim dhe mirëqenie sociale.
Robert Ukaj ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar./rajonipress/




