Uji Dea

Institucionet komunale në Viti urojnë Bashkësinë Islame për Kurban Bajramin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në prag të festës së Kurban Bajramit, përfaqësues të Komuna e Vitisë, në emër të kryetarit Sokol Haliti, kanë vizituar Bashkësia Islame në Viti, me ç’rast kanë përcjellë urimet më të sinqerta për besimtarët islamë dhe drejtuesit fetarë të kësaj komune.

Gjatë takimit me myftiun e Bashkësisë Islame në Viti, u theksuan mesazhe paqeje, harmonie dhe bashkëpunimi, duke u uruar qytetarëve që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë shëndet, begati dhe mirëkuptim në familjet dhe jetën e tyre të përditshme.

ARKATANA

Përfaqësuesit komunalë vlerësuan lart rolin e Bashkësisë Islame në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare, njerëzore dhe të bashkëjetesës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në forcimin e unitetit dhe harmonisë në shoqëri./rajonipress/