ARKATANA

Prokuroria themelore në Gjilan ngre shtatë aktakuza për vepra të ndryshme penale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, duke vazhduar aktivitetet në kuadër të luftimit të kriminalitetit dhe forcimit të rendit juridik.

Sipas njoftimit zyrtar, dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Kanosja”, ndërsa dy të tjera për “Vjedhja e shërbimeve”. Po ashtu, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Sulmi”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

FIDANISHTJA

Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet procedurale janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe se rastet do të trajtohen më tej nga organet kompetente të drejtësisë./rajonipress/