Shtëpia e familjes Leci ka nevojë vetëm edhe për pak ndihmë
Kamenicë – Nënkryetari i komunës së Kamenicës i është gëzuar ndërtimit të shtëpisë së re për familjen e Naim e Ramiz Lecit e cila po ndërtohet me ndihmën e qytetarëve. Që ta përfundojmë këtë shtëpi ka nevojë edhe për mjete të tjera për punët e Dyshemesë, lyerjen e shtëpisë brenda, materialin e rrymës, materialin e dyerve të hyrjes, pllakat dhe elementet e sanitarisë për banjo, laminat, kuzhina dhe mobilje. Luten të gjithë ata që kanë mundësinë të mbështesin përfundimin e kësaj shtëpie ka thënë Matoshi.
Sot, së bashku me Fadilin vizituam shtëpinë në ndërtim e sipër të vëllezërve Naim e Ramiz Leci. Duke ju falënderuar kontributit të shumë qytetarëve, shtëpia tani është mbuluar. Përveç kësaj bamirësit tanimë kanë siguruar edhe dyert e dhomave dhe dritaret për shtëpinë.
“Që ta përfundojmë këtë shtëpi ka nevojë edhe për mjete të tjera për punët e Dyshemesë, lyerjen e shtëpisë brenda, materialin e rrymës, materialin e dyerve të hyrjes, pllakat dhe elementet e sanitarisë për banjo, laminat, kuzhina dhe mobilje. Luten të gjithë ata që kanë mundësinë të mbështesin përfundimin e kësaj shtëpie” ka shkruar Matoshi./rajonipress/


