Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor
Kamenicë – Një person është arrestuar në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj 2026 rreth orës 19:55. Si viktima, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt./rajonipress/


