Eko Higjiena

Të shtëna me armë në Novobërdë, gjendet i vrarë qeni i një qytetari

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një rast i dyshimtë që ka ngritur shqetësim tek banorët është raportuar në Novobërdë, ku pas të shtënave me armë zjarri është gjetur i vrarë qeni i një qytetari.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar për dy të shtëna, ndërsa rreth 200 metra larg shtëpisë së tij është gjetur qeni i ngordhur si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

FIDANISHTJA

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./rajonipress/