KKVITI

Auditimi për Komunën e Gjilanit zbulon shkelje serioze: 95 persona të angazhuar pa procedura ligjore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Raporti i auditimit për vitin 2025 për Gjilan ka nxjerrë në pah shkelje serioze lidhur me angazhimin e stafit, ku sipas të gjeturave, komuna kishte angazhuar 95 persona me kontrata për “shërbime të veçanta” pa zhvilluar procedura ligjore dhe pa proces konkurrues.

Sipas raportit, këto angazhime janë bërë pa respektuar procedurat e prokurimit publik dhe pa transparencë institucionale, çka ngre dyshime për favorizime dhe punësime mbi baza partiake.

Auditorët vlerësojnë se ky veprim mund të përbëjë shkelje të Ligjit për Zyrtarët Publikë, shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, si dhe cenim të konkurrencës dhe transparencës në institucionet komunale.

Eco Higjiena

Gjetjet e raportit konsiderohen ndër më seriozet në administrimin komunal, pasi hapin rrugë për hetime të mëtejshme institucionale. Sipas praktikave ligjore dhe administrative, raste të tilla mund të jenë objekt shqyrtimi nga Inspektorati kompetent, ndërsa nëse konstatohen elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, çështja mund të përfundojë edhe në Prokurori.

Raporti i auditimit pritet të nxisë reagime politike dhe institucionale në Gjilan, ndërsa opinioni publik kërkon përgjegjësi dhe sqarime për mënyrën e angazhimit të këtyre personave./rajonipress/