ARKATANA

LDK në Viti mobilizohet për zgjedhjet e 7 qershorit, prezantohen kandidatët e degës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i Degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim organizativ me kryesitë e nëndegëve, në kuadër të përgatitjeve dhe mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në këtë takim është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin maksimal të të gjitha strukturave të partisë, me fokus forcimin e organizimit zgjedhor në çdo lokalitet të komunës.

Gjatë takimit janë prezantuar edhe kandidatët e Degës së LDK-së në Viti: Vjollca Kadolli me numër 36, Arta Ajeti me numër 70, Ibush Beqiri me numër 71 dhe Robert Ukaj me numër 87. Kandidatët morën mbështetje të madhe nga strukturat dhe pjesëmarrësit e pranishëm në takim.

Uji Dea

Nga ky organizim u përcoll mesazhi se Dega e LDK-së në Viti mbetet e fuqishme dhe e organizuar në çdo degë e nëndegë, me të gjitha shtabet aktive për, siç u tha, rikthimin e Kosovës në rrugën e drejtë dhe në frymën shtetformuese të Presidentit historik Ibrahim Rugova./rajonipress/