Malet e Artanës në flakë
Gjilan – Të shtunën rreth orës 14 është shkaktuar një zjarr me përmasa të mëdha dhe si pasojë e erës së madhe që fyente, zjarri filloi të përhapej me të madhe.
Shkaku i zjarrit tash për tash është i panjohur, por dëmet janë të mëdha. Ekipet e zjarrfikësve të komunës së Novobërdës janë angazhuar maksimalisht, por tereni malor ishte shume e vështirë për të arrit deri te zjarri për ta fikur tha Bajrush Ymeri nënkryetar i Komunës së Artanës raporton rajonipress.
Ekipin e zjarrfikësve e ndihmuan edhe zjarrfikësit nga komunat fqinje nga Gjilani, Kamenica dhe Graçanica, por edhe qytetarët të cilët u mobilizuan shpejt dhe dolën në teren për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.
Zjarri rrezikoi edhe shtëpitë e banoreve tanë që banojnë për rreth, por fal angazhimit të zjarrfikësve nuk erdhi deri te më e keqja me pas dëme në shtëpi apo edhe në njerëz.
Zjarri edhe pse me përmasa të mëdha tani konsiderohet se është nën kontroll, por ndihma e mëtutjeshme e komunave fqinje është mase e nevojshme sepse numri i zjarrfikësve të komunës se Novobërdës është mjaft i vogël tha Ymeri./rajonipress/


