Fundamenti

Zjarr në qendrën tregtare “Mediteran” në Viti, Sokol Haliti del në terren dhe premton mbështetje për bizneset

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Një zjarr ka përfshirë sot hapësirat e qendrës tregtare “Mediteran” në qytetin e Vitisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm tek bizneset dhe qytetarët e zonës. Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Në terren ka qëndruar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili nga afër ka përcjellë situatën dhe është informuar për pasojat e shkaktuara nga zjarri.

Haliti ka falënderuar zjarrfikësit, Policinë dhe ekipet emergjente për reagimin e shpejtë dhe profesional, duke theksuar se ndërhyrja në kohë ka ndikuar në evitimin e dëmeve edhe më të mëdha.

Uji Dea

Ai po ashtu ka shprehur mbështetjen institucionale për bizneset e prekura, duke theksuar se komuna do të jetë pranë tyre në tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

Sipas informatave të para, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit në këtë qendër tregtare./rajonipress/