ARKATANA

Hyseni, priti fituesen e medaljes së artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, Kaula Hazirin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit garuesen e boulingut, Kaula Haziri, e cila ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.

I pari i Gjilanit, tregoi se nga Zagrebi erdhi lajmi i mrekullueshëm që Kaula Haziri ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Boullingut 2026.

ARKATANA

“Pata kënaqësinë që ta takoj dhe ta uroj përzemërsisht për këtë arritje të madhe, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj sportive”, tha Hyseni.

Sipas tij medalja e artë e Kaulës, e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare./rajonipress/