Fundamenti

Tre persona ndalohen nga Prokuroria në Gjilan, ngrihet edhe aktakuzë për “Mospërfillje të gjykatës”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka intensifikuar veprimet ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar tre persona në raste të ndara penale dhe duke ngritur një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre persona për 48 orë, lidhur me vepra të ndryshme penale që prekin sigurinë publike dhe rendin juridik.

Njëri prej të ndaluarve dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një tjetër për “Dhunë në familje”, ndërsa personi i tretë është ndaluar nën dyshimin për “Kanosje ndaj personit zyrtar”, një vepër që konsiderohet cenim serioz i autoritetit institucional dhe funksionimit të rendit publik.

ARKATANA

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se është ngritur edhe një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, duke theksuar se mosrespektimi i vendimeve dhe urdhrave gjyqësorë mbetet shqetësim për sistemin e drejtësisë.

Autoritetet kanë ritheksuar se luftimi i kriminalitetit dhe garantimi i rendit e ligjit mbeten prioritet, ndërsa rastet në fjalë do të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore në fuqi./rajonipress/