Eko Higjiena

Drenushë Maloku-Bejtullahu po e kthen terrenin në forcën e saj politike – kandidatja e LDK-së që po fiton besimin e qytetarëve në Gjilan

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Drenushë Maloku-Bejtullahu po shfaqet si një nga figurat më aktive dhe më dinamike të fushatës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, duke ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe duke fituar mbështetje të konsiderueshme në terren.

Në çdo tubim, vizitë apo takim politik në Gjilan e Anamoravë, Drenushë Maloku-Bejtullahu po shihet gjithnjë e më pranë figurave kryesore të skenës politike kosovare, si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri, duke dëshmuar një angazhim intensiv dhe një prezencë të vazhdueshme në terren.

Me një qasje të kujdesshme, komunikim të afërt dhe interesim të vazhdueshëm për problemet e qytetarëve, ajo po arrin të krijojë ura besimi me aktivistë, të rinj, gra dhe struktura të ndryshme politike e shoqërore.

Përkrahja që po merr në takimet elektorale nuk po interpretohet vetëm si mobilizim partiak, por si rezultat i një fushate të ndërtuar mbi afërsinë njerëzore, energjinë pozitive dhe aftësinë për të dëgjuar çdo kategori të elektoratit.

Me një agjendë intensive takimesh, kandidatja për deputete po zhvillon bashkëbisedime të vazhdueshme me të rinj, biznese, familje dhe grupe të ndryshme qytetarësh, në një fushatë që po karakterizohet nga afërsia me elektoratin, komunikimi i hapur dhe prezantimi i ideve konkrete për zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës.

UBT

Në takimet me të rinjtë gjilanas, Maloku-Bejtullahu ka vënë theksin te fuqizimi i rinisë, krijimi i mundësive të reja dhe përfshirja aktive e gjeneratave të reja në proceset vendimmarrëse. Ajo ka vlerësuar energjinë dhe entuziazmin e të rinjve si motiv shtesë për rrugëtimin drejt Kuvendit të Kosovës.

“Së bashku me qytetarët e ndershëm të këtij vendi po ndërtojmë frymën e ndryshimit që Kosova e meriton”, është një nga mesazhet që po e shoqëron vazhdimisht fushatën e saj në terren.

Pjesë e angazhimit të saj kanë qenë edhe vizitat në kompani të njohura vendore si Uji DEA, ASK Foods dhe Euro Fisi, ku bashkë me drejtues të LDK-së kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik, mbështetjen ndaj prodhuesve vendorë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për sektorin privat.

Analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Gjilan vlerësojnë se dinamika e saj në terren dhe kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët kanë krijuar simpati të dukshme në elektoratin tradicional të LDK-së, por edhe përtej tij, duke e pozicionuar Drenushë Maloku-Bejtullahun si një nga kandidatet më të përfolura të kësaj gare zgjedhore në Anamoravë./rajonipress/