UBT

Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë dhe thikë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 19 maj 2026, rreth orës 21:45, ku gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 4.67 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një thikë.

UBT

Pas arrestimit dhe intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./rajonipress/