Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin në Muçibabë, procedohet nga policia
Gjilan – Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare në zonën e Muçibabës, në komunën e Gjilanit.
Sipas burimeve zyrtare, rasti është regjistruar më 19 maj 2026, rreth orës 02:00, kur i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Pas procedurave policore dhe intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Autoritetet kufitare vazhdojnë të apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat ligjore të kalimit kufitar dhe të shmangin hyrjet apo daljet ilegale, të cilat përbëjnë vepër penale sipas legjislacionit në fuqi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


