Kryeilirologu
Historiani Jahja Drançolli kishte pasur rastin ta takonte akademikun Aleksandar Stipçeviq gjatë studimeve në Zarë të Kroacisë.
Ndër vite kishin pasur marrëdhënie të mira si kolegë e si miq. Drançolli e konsideron Stipçeviqin si njërin ndër dijetarët më të shquar në disa fusha studimore, sidomos në atë të ilirologjisë.
Si student në Universitetin e Zagrebit në vitin 1974, akademik Stipçeviqin e kishte takuar për herë të parë edhe arkeologu Naser Ferri. Arkeologu i Institutit Albanologjik të Kosovës nuk kishte qenë asnjëherë student i arbëreshit nga fshati Arbanas i Zarës, porse kishte relacione.
“Edhe pse nuk e pata profesor kurrë, prej asaj kohe e kisha koleg e mik të shtrenjtë”, thotë Ferri për akademikun që ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të hënën e kësaj jave dhe u varros të mërkurën në varrezat e Zagrebit – Mirogoj.
http://koha.net/?id=4&l=73680


