ARKATANA

Sokol Haliti: Vitia i dha mbështetje Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut në takimin “Hajde Folim”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm takimin e organizuar në kuadër të platformës “Hajde Folim”, ku morën pjesë kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi publik, Haliti theksoi se energjia, mbështetja qytetare dhe fryma rugoviane e shfaqur në Viti dëshmojnë se qytetarët po kërkojnë seriozitet, unitet dhe vizion për të ardhmen e Kosovës.

Uji Dea

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive dhe mikpritjen, duke shtuar se Vitia historikisht ka mbështetur rrugën e zhvillimit, shtetndërtimit dhe vlerave demokratike./rajonipress/