Mobi Casa

Aksion antidrogë në Anamoravë: Arrestime në Viti, konfiskohet marihuanë edhe në Rogoqicë të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Sherif Frangu” në Viti, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 19:35, kur gjatë kontrollit trupor tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 5.99 gramësh, si dhe një grinder.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore.

Policia konfiskon marihuanë në Rogoqicë të Kamenicës, dy persona hetohen në procedurë të rregullt

UBT

Edhe në Kamenicë dy persona janë shoqëruar në polici pasi gjatë një kontrolli në fshatin Rogoqicë të Kamenicës u është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë është konfiskuar një sasi e marihuanës me peshë prej 4.70 gramësh.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./rajonipress/