Konferenca shkencore regjionale mbledhë ekspert nga Kosova, Maqedonia e rajoni
Gjilan – Në konferencë me punime do të paraqitën 106 punëtor shkencorë nga fakultet e shkencave shoqërore të universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia thotë Flamur Hyseni nga ISLD.
ISLD – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, të shtunën organizon Konferencën e III-të Shkencore Regjionale, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”.
Hapja ceremoniale e konferencës do të bëhet në ora 10″00 në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndërsa konferenca punimet do t`i zhvillojë prej orës 11:00 deri ora 15:00 në sallën e KK Gjilan dhe sallën e konferencave të Hotel Kristal Gjilan. Publiku i interesuar mund t`i ndjek prezantimet e punimeve.
Në pjesën e parë të hapjes ceremoniale do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nën kryetari i Komunës së Vitisë z. Hasan Aliu, Drejtori i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim të Ulqinit, Elez Osmani dhe drejtori i ISLD-es Flamur Hyseni.
Në konferencë me punime do të paraqitën 106 punëtor shkencorë nga fakultet e shkencave shoqërore të universiteteve publike dhe private nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Punimet që do të prezantohen ndërlidhen me fushën e integrimeve evropiane, çështje të zhvillimit ekonomik, diplomacisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, çështje sociale, etj.
Punimet do të botohen në Revistën e Shkencave Shoqërore, REFORMA, nr. 2/2015, të cilën e boton ISLD.
Konferencën e kanë mbështetë, FES-i, Komuna e Gjilanit, Komuna e Vitisë, Vala./rajonipress/


