Haziri ka pritur bashkëatdhetaren Adelina Maliqi, e cila ka arritur sukses në fushën e shkencës
Gjilan – Në kuadër të pritjes për bashkatdhetarët, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Adelina Maliqin, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, e diplomuar në fakultetin e mjekësisë atje.
Haziri tha se ndihet shumë i lumtur dhe krenar me arritjet e Adelinës në fushën e shkencës, përkatësisht mjekësisë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme.
Nga ana e saj, zonja Adelina Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe përkrahjen ndaj saj dhe ndaj të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë./rajonipress/


