Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit zotohet se do t’i përmbush kërkesat e qytetarëve për investime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Po vazhdojnë të mbahen dëgjimet publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2016, të organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, mbrëmë janë mbajtur dëgjimet publike në fshatin Livoç i Epërm dhe Përlepnicë, ku ka marrë pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, dhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu.

Në këto dy takime, përfaqësuesit e Komunës kanë paraqitur para qytetarëve planin për Buxhetin e vitit 2016, ndërkohë kanë marrë shumë kërkesa për investime kapitale në këto fshatra.

UBT

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefi i GK të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu, kanë shprehur zotimin e Komunës se me të gjitha kapacitetet e Komunës do t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve që dolën nga dëgjimet publike në Livoç të Epërm dhe Përlepnicë.

Ndryshe, të hënën mbahet dëgjimi i fundit publik për Buxhetin 2016, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në ora 13:00./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.