Mobi Casa

Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, konfiskohet vetura me targa franceze

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit në zonën Stublinë – Pogragjë, mbrëmjen e 9 majit 2026, rreth orës 23:10.

Sipas raportit policor, njësiti patrullues ka ndaluar një automjet me targa të Francës, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar. Dyshohet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, pasi më herët në pikën kufitare SPK-Dheu i Bardhë i ishte refuzuar hyrja për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit të automjetit.

Mobi Casa

Me urdhër të prokurorit, vetura është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/