Eko Higjiena

Mbi 1,600 gjoba brenda një jave në rajonin e Gjilanit, policia apelon për kujdes në trafik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 1-7 maj 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,648 gjoba trafiku në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në rajon kanë zhvilluar aktivitete intensive kontrolli dhe monitorimi të trafikut, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar:

13 aksidente trafiku me dëme materiale,

14 aksidente trafiku me persona të lënduar.

Po ashtu, policia ka shqiptuar:

32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë,

Uji Dea

18 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes,

19 gjoba për modifikim të automjeteve me folje të errëta,

si dhe ka shqiptuar masë ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që në rast aksidentesh me dëme të vogla materiale të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Policia rekomandon që qytetarët të fotografojnë vendin e ngjarjes, të shkëmbejnë të dhënat personale dhe të plotësojnë raportin evropian të aksidentit, i cili duhet të mbahet gjithmonë në automjet.

“Kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë”, thuhet në apelin e policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/