Fundamenti

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me DEMOS promovon angazhimin e suksesshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në kuadër të projektit “Promovimi i kulturës së punës të bazuar në performancë në komunë” mbështetur nga DEMOS, Komuna e Vitisë ka bërë identifikimin e zyrtarëve të suksesshëm komunal dhe të grupeve të qytetarëve, veprimet dhe performanca e të cilëve paraqet shembull për të gjithë qytetarët e Komunës.

Bazuar në kriteret e paracaktuara, në baza individuale janë vlerësuar anëtarët nga radhët e kuvendeve të komunave, shërbyesit civil, kryetarët e fshatrave dhe stafi i angazhuar për pastrimin e qytetit.

Në baza grupore, pjesë e këtij vlerësimi kanë qenë “rruga më e pastër”, “hapësira publike më e pastër” dhe “rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në prone”.

ARKATANA

Kështu, të përzgjedhurit si më aktiv në kuadër të këtij procesi janë:
• Anëtari i Kuvendit të Komunës – Bekim Azizi
• Anëtarja e Kuvendit të Komunës – Mirlinda Sadiku
• Shërbyesi civil – Murat Murati
• Kryetari i fshatit – Kadri Ismajli
• Punëtori i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve – Paulina Dokiq
• Rruga më e pastër – Adem Jashari
• Hapësira publike më e pastër – Parku i Qytetit
• Rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në pronë – 28 Nëntori

Në kuadër të projektit “Promovimi i kulturës së punës të bazuar në performancë në komunë” mbështetur nga DEMOS do të realizohet gjithashtu një kampanjë përmes të cilës qytetarëve të Komunës së Vitisë do t’u prezantohen më të suksesshmit nga radhët e kategorive të lartcekura.

Qëllimi i këtij procesi është promovimi i sukseseve individuale dhe grupore, krijimi i praktikave pozitive për zyrtarët komunal dhe qytetarët, si dhe krijimi e vendosja e kulturës së punës të bazuar në performancë në Komunën e Vitisë ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.