Hidromorava

Aksione policore në Gjilan dhe Novobërdë, drogë dhe armë pa leje, disa të arrestuar dhe proceduar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Njësitet policore në rajonin e Gjilan kanë realizuar disa aksione të ndara, ku janë evidentuar raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas raportit zyrtar, më 5 maj 2026 rreth orës 16:00, në Gjilan është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur një sasi e dyshuar marihuane me peshë 2.28 gram. Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në Novobërdë, po atë ditë rreth orës 20:00, policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 13.55 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Mobi Casa

Në një rast tjetër në Gjilan, rreth orës 19:30, është arrestuar një person i dyshuar, pasi në çantën e tij është gjetur një pistoletë me pesë fishekë. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e dukurive të paligjshme dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët./rajonipress/