Bardhi “heroi” i Konyasporit, e mposht Besiktasin dhe e çon në finale të Kupës së Turqisë
Enis Bardhi është shndërruar në heroin e Konyasporin.
Ai shënoi penalltinë vendimtare, duke e çuar skuadrën e tij në finale të Kupës së Turqisë.
Ata mposhtën gjigantin turk, Besiktasin me rezultat minimal 0-1.
Konyaspor, në finale do të pres fituesin e ndeshjes Gençlerbirligi-Trabzonspor./IndeksOnline/


