Uji Dea

Kritika dhe zhgënjim në Gjilan, qytetarët kërkojnë rezultate konkrete nga qeverisja e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një valë pakënaqësie qytetare po reflektohet në Gjilan, ku një pjesë e banorëve shprehin kritika të forta ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga Alban Hyseni. Sipas këtyre qëndrimeve, mungesa e projekteve madhore dhe vonesat në realizimin e investimeve infrastrukturore kanë krijuar perceptimin e stagnimit në zhvillimin e qytetit.

Qytetarët të intervistuar në terren theksojnë se pritjet për ndryshim nuk janë përmbushur, duke përmendur si shqetësim kryesor mungesën e projekteve të mëdha si infrastruktura rrugore, investimet në sport dhe zhvillimi urban.

Një pjesë e tyre vlerësojnë se ndërhyrjet aktuale infrastrukturore, përfshirë punimet në rrjetin e kanalizimit, po krijojnë më shumë vështirësi të përkohshme për qarkullimin dhe jetën e përditshme.

Elmazi, një qytetar i Gjilanit, shprehet me ironi se premtimet politike nuk janë përkthyer në rezultate konkrete.
“Qyteti ka nevojë për projekte reale, jo për premtime të përsëritura”, tha ai, duke përmendur mungesën e investimeve të mëdha infrastrukturore.

FIDANISHTJA

Në të njëjtën linjë, edhe një banor tjetër, Ramizi, i cili vlerëson se qytetarët presin më shumë punë dhe rezultate konkrete nga institucionet lokale.
“Duhet më shumë angazhim dhe më pak deklarata. Gjilani ka potencial, por kërkon menaxhim serioz dhe projekte të mirëfillta”, u shpreh ai.

Pakënaqësia lokale, sipas vëzhguesve, po ndërlidhet edhe me zhvillimet në nivel qendror, ku disa qytetarë paralajmërojnë se zhgënjimi në qeverisjen lokale mund të ndikojë edhe në qëndrimet e tyre ndaj Albin Kurti dhe subjekteve politike përkatëse.

Megjithatë, analistët theksojnë se vlerësimi përfundimtar i qeverisjes mbetet në dorën e qytetarëve, të cilët përmes procesit zgjedhor do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të Gjilan./rajonipress/