Eko Higjiena

Kastrati: Universiteti i Gjilanit duhet të jetë model për rajonin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gani Kastrati është doktor i kimisë dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit. E ka pritur me kërshëri shpalljen e konkursit për rektor të Universitetit të Gjilanit dhe shpreson që gara për këtë pozitë të jetë interesante dhe në dobi të vet universitetit. Kastrati thotë se Universiteti i Gjilanit ka mundësi të jetë model për universitetet e rajonit, por vetëm nëse aty angazhohen kuadro e njerëz të dëshmuar profesionalisht. Në të kundërtën ky universitet sipas tij mund të dëmtohet dhe të stagnojë.

Gani Kastrati edhe pse doktor shkence ende mbetet i paangazhuar në Universitetin e Gjilanit, në pritje të zhvillimeve dhe të angazhimeve që mund të ndodhin më vonë në këtë institucion të lartë arsimor e të dijes.

Kastrati për rajonipress thotë se shpallja e konkursit për rektor në këtë universitet është një lajm i mirë sepse kjo pozitë pastaj zgjidhë edhe shumë çështje tjera të mbetura pezull në këtë universitet. “Unë shpresoj që gara për këtë pozitë do të jetë interesante dhe në dobi të vet universitetit. Mendoj se Universiteti i Gjilanit mund të bëhet dhe të jetë model për universitetet e rajonit, kuptohet nëse aty angazhohen dhe gjejnë vend kuadrot e dëshmuara dhe të profesionalizuara”.

Kastrati thotë se angazhimi i kuadrove të specializuar në fushat e kërkuara është një hap i madh drejt reformimit të këtij universiteti. “Universiteti i Gjilanit ka nevojë për një inxheksion dhe shtytje atyre që vërtet e duan arsimin cilësor. Ngritja e cilësisë, disiplinës dhe përgjegjësive profesionale janë parakushtet kryesore që Universiteti i Gjilanit të tregohet i vendosur dhe i hapur edhe ndaj komunave të rajonit të Anamoravës dhe pse jo edhe Kosovës Lindore e qyteteve shqiptare të Maqedonisë”.

Kastrati thotë se i ka përcjellur me një interesim të madh zhvillimet në Universitetin e Gjilanit. “Ndikimi politik dhe angazhimi i kuadrove që vijnë nga sfera e politikës janë dëmi më i madh që mund t`ia shkaktojnë këtij gjiganti të dijes. Politika dhe ekzibicionet politike duhet të qëndrojnë larg Universitetit sepse e dëmtojmë shumë reputacionin e të qenit universitet i pavarur dhe tërësisht profesional” mendon Kastrati.

Sipas tij lufta për të parin e këtij universitetit duhet të shihet si vlerë në mes të kuadrove të afta dhe si dëshmi se ky universitet ka njerëz që dinë dhe munden ta zhvillojnë, avancojnë dhe ndërtojnë këtë tempull të dijes në hap me kriteret e ngjashme me universitete evropiane.

Eco Higjiena

Ndryshe Gani Kastrati është i doktoruar në fushën e kimisë dhe me një përvojë të gjatë në arsimin universitar dhe personalitet me një biografi të pasur nga fusha e biznesit, shkencës, punimeve shkencore e studimore.

Gani Kastrati edhe më herët ka thënë se është i gatshëm që tërë potencialin e tij intelektual ta orientojë në avancimin dhe zhvillimin e Universitetit Publik të Gjilanit.

Gani Kastrati ka një përvojë të gjatë në arsim duke filluar nga arsimi i mesëm e universitar. Është autor i shumë punimeve në fushën e kimisë derisa doktoraturën e ka të kryer në Tiranë.

Ka një eksperiencë të mirë në vendet udhëheqëse duke filluar nga kryetari i Odës Ekonomike regjionale në Gjilan dhe është pjesëmarrës i shumë tryezave e konferencave shkencore e biznesore.

Ka të botuar artikuj në revista shkencore derisa një kohë ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së metal përpunuesve të Kosovës, përfaqësues nga Kosova në Kongresin Botëror të sipërmarrësve –Stamboll –Turqi, kryesues i delegacionit të Kosovës në vizitën studimore në Dortmund, pjesëmarrës në Samitin e Udhëheqësve Ballkanik në New York – SHBA etj.

Gani Kastrati gjatë viteve 1991-1992, ishte për një qëndrim njëvjeçar në Universitetin e Mynihut në Institutin e Getes. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.