FIDANISHTJA

Sokol Haliti: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë një mesazh urimi dhe nderimi për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Në mesazhin e tij, Haliti thekson se kjo ditë shënon një moment reflektimi dhe mirënjohjeje të thellë për bijtë dhe bijat që dhanë jetën për atdheun. “Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, dua t’ju përcjell urimet tona më të përzemërta, duke u përkulur me nderim të thellë para sakrificës së atyre që na mundësuan lirinë që e gëzojmë sot”, thuhet në urimin e tij.

Ai ka theksuar se dëshmorët mbeten themeli i shtetit dhe udhërrëfyes i përhershëm për brezat që vijnë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe respektit ndaj tyre. Një vëmendje e veçantë në këtë ditë i është kushtuar dëshmorëve të Viti, të cilët, sipas tij, përbëjnë nderin më të madh të komunës.

ARKATANA

Haliti ka shprehur gjithashtu mirënjohje të sinqertë për familjarët e dëshmorëve, duke vlerësuar qëndresën dhe krenarinë e tyre ndër vite.

“Gëzuar Dita e Dëshmorëve”, përfundon mesazhi i tij, duke rikujtuar se sakrifica për liri mbetet një amanet i përhershëm për shoqërinë./rajonipress/