ARKATANA

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje në Gjilan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Një person i dyshuar për dhunë në familje dhe kanosje është arrestuar nga autoritetet policore, lidhur me një rast të raportuar më 23 mars 2026.

Sipas informacionit zyrtar, i dyshuari, mashkull shtetas i huaj, kishte kanosur bashkëshorten e tij.

ARKATANA

Arrestimi është realizuar më 2 maj 2026, ndërsa pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/