Haliti shumë aktiv, inspekton punët e kryera
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet që janë duke u vazhduar në asfaltimin e rrugës në fshatin Zhiti si dhe punimet në rregullimin e kanalizimit dhe hapja e lumit qe vjen nga fshati Pozheran tek lagjja Piraj.
Sokol Haliti ka biseduar me punëkryesit dhe banorët dhe ka thënë se investimet në infrastrukturë janë prioritet i qeverisjes komunale. “Ne po punojmë vazhdimisht që ta avancojmë jetën edhe në fshatra. Rrugët e asfaltuara dhe investimet tjera në kanalizime, ujësjellës e ndriçim publik e bëjnë më të lehtë jetën e këtyre banorëve. Jemi të përkushtuar që çdo ditë të jemi në teren dhe të shtojmë cilësinë e të kujdesimi për investimet tona” ka thënë Haliti./rajonipress/

