Mobi Casa

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Xhem Rexhepi, reagim ngushëllimi nga kryetari Sokol Haliti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Rexhepi, duke e cilësuar humbjen si një goditje të rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për rrethin më të gjerë shoqëror.

Në mesazhin e tij, Haliti ka theksuar se kontributi i Xhem Rexhepit si veteran i UÇK-së do të kujtohet me respekt, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe farefisin në këto momente të vështira. Ai ka lutur që kujtimi i të ndjerit të mbetet i ndriçuar dhe i bekuar përherë.

Xhema e përballi betejën më të vështirë me dinjitetin dhe guximin e një luftëtari të vërtetë, duke mos u dorëzuar asnjëherë përballë sëmundjes së rëndë që në fund ia ndërpreu rrugëtimin jetësor.

UBT

Ai luftoi siç kishte luftuar gjithmonë, me qëndresë, besim dhe forcë shpirtërore, duke lënë pas një shembull të rrallë të kurajos njerëzore.

Sot, kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, luftëtar i lirisë./rajonipress/