ARKATANA

Emërimet e zëvendësministrave, Çitaku: Në universin e Kurtit Kuvendi s’është shpërndarë, mentalitet abuzues

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth emërimeve të fundit që i ka bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në pozitat e zëvendësministrave.

Çitaku, ka thënë se kjo ‘’nuk është funksionim institucional’’ dhe se, ‘’është mentalitet abuzues ndaj shtetit’’, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.

Mobi Casa

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.

KrejtDheDrejt