Vatra ankohet edhe te presidentja
Prishtinë – Të enjten në Presidencën e Republikës së Kosovës shefi i stafit të Presidentes z. Arbër Vllahiu, priti një delegacion të Lëvizjes Vatra, të përbërë nga Kushtrim Kadriu, Ramadan Beqiri dhe Basri Daku.
Ai u njoftua njoftua në përgjithësi me problemet dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen të shpërngulurit nga Kosova Lindore të cilët jetojnë në Republikë të Kosovë, dhe me theks të veçantë, mospajisjen e tyre me dokumente të identifikimit.
Gjithashtu, përfaqësuesit e Lëvizja Qytetare “Vatra” kërkuan që Presidenca e Kosovës të bëj presion tek institucionet kompetente, që ta zgjidhin këtë problem të mos pajisjes së qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me dokumenteve identifikuese, pasiqë kjo, këtyre banorëve ( që ndodhen në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë) ua ka bërë të pamundshme zhvillimin e jetës së tyre normale.
Në fund z. Vllahiu u zotua se do ta ngris këtë problem në Institucionin e Presidencës./rajonipress/


