ARKATANA

Vlerësohet e dobishme pjesëmarrja e qytetarëve në dëgjimet publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Organizuar nga Organizata për Siguri dhe bashkëpunim OSBE, është mbajtur sot një punëtori rreth pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitetet komunale dhe mekanizmat për konsultim me qytetarët.

Në këtë punëtori prezantuan edhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, drejtori i Financave dhe zhvillimit ekonomik Ibrahim Rama, këshilltarë të Kuvendit, përfaqësues të komiteteve konsultative etj.

Zyrtarja e lartë e OSBE-së Francesca Damiani ka thënë se qëllimi i organizimit të këtij takimi është gjetja e metodave për funksionalizimin e komiteteve konsultative dhe mënyrën e e shtimit të numrit të pjesëmarrësve nëpër diskutime publike.

Sipas saj, zhvillimi i dëgjimeve publike dhe periudha e kohës së mbajtjes së tyre, ka qenë e favorshme për pjesëmarrjen e qytetarëve por është për të ardhur keq që nuk ka pasur interesim dhe kjo është shqetësuese, kur dihet se komuna ka bërë organizimin e mirë dhe është e angazhuar maksimalisht për këto takime.

Mobi Casa

Kryesuesi i Kuvendit Naim Pira u fokusua në angazhimin e Kuvendit për funksionalizimin e komitetit konsultativ dhe parashihen të mbahen 4 takime brenda vitit. Si problem që është paraqitur nga anëtarët e këtij komiteti është kompensimi, por ATRC ka kompensuar këta anëtar për ato aktivitete.

Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu përmendi organizimin e dëgjimeve publike, ku bëri të ditur se janë mbajtur 20 takime në 16 lokalitete dhe katër takime të tjera me grupin e grave, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet pakicë dhe me bizneset.

Në këtë punëtori ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, u dhanë modalitete për ri funksionalizimin e komiteteve konsultative, si dhe për rritjen e numrit të qytetarëve në takimet publike, që nga zv. kryetari Aliu u theksua nevoja për formimin e komitetit konsultativ i biznesit, që ndoshta do të ndikonte në funksionimin e komiteteve të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.