UBT

Prokuroria në Gjilan: Një i ndaluar për narkotikë dhe gjashtë aktakuza ndaj tetë personave brenda 24 orëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar një person dhe duke ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kujdestar, më 30 prill 2026 është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në bazë të nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Uji Dea

Ndërkaq, më 29 prill 2026, prokuroria ka ngritur gjashtë aktakuza ndaj tetë personave. Tri aktakuza përfshijnë katër persona për veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”, një aktakuzë kundër dy personave për “shmangie nga tatimi”, një aktakuzë ndaj një personi për “dhunë në familje” dhe një tjetër për “vjedhje të pyllit”.

Autoritetet theksojnë se këto veprime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në rajon, ndërsa rastet do të trajtohen sipas procedurave të rregullta gjyqësore./rajonipress/