Fundamenti

Drejtoria për Shërbime Publike në Viti vazhdon intervenimet në terren, prioritet mirëmbajtja dhe parandalimi i dëmeve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë po vazhdon angazhimin e përditshëm në shërbim të qytetarëve, ka bërë të ditur drejtori Arton Musliu.

Sipas tij, ekipet komunale kanë intervenuar në hapjen e shtratit të lumit që përshkon fshatrat Mogillë dhe Radivojcë, si dhe në Skifteraj, ku pengesat e shkaktuara nga mbeturinat kishin krijuar rrezik për përmbytje dhe dëme potenciale në tokat bujqësore të fermerëve lokalë.

Gjithashtu, janë vendosur kapakë të rinj në ujëmbledhës në Viti dhe Skifteraj, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe funksionalitetit të infrastrukturës ujore.

Mobi Casa

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme, po punohet edhe në rregullimin e anësoreve të rrugës Viti–Sllatinë, si dhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe sportive në territorin e komunës.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë thekson se angazhimi në terren do të vazhdojë pa ndërprerje, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, pa dallim./rajonipress/