14 aktakuza ndaj 15 personave brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, pesë aktakuza janë ngritur kundër pesë personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Tri aktakuza të tjera i referohen veprës “Vjedhje e shërbimeve”, ndërsa dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Vetgjyqësia”.
Po ashtu, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Dhunë në familje”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Kanosje”. Ndërkohë, një aktakuzë tjetër përfshin dy persona për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ndjekjen penale të të gjitha veprave që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./rajonipress/


