ARKATANA

Në gjykatë për shkak të vendosjes së flamurit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata për kundërvajtje në Vranjë, njesia në Bujanoc, ka ngritur procedurë ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu lidhur me vendosjen e flamurit Kombëtar në godinën e këtij institucioni, me rastin e shënimit të 28 Nëntorit.

Siç i ka thënë Musliu sot portalit informativ Titulli.com, ai tashmë ka marrë ftesën për paraqitje në gjykatë, të cilën duhet ta bëjë më 18 shtator në orën 12:50 në ndërtesën e gjykatës, në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc.

Kryetari i KKSH-së këtë akt e ka quajtur si një presion psikologjikë e politik, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve.

Në kërkesën e nisjes së procedurës për kundërvajtje mes tjerash thuhet se i pandehuri ka shkelë nenin 41 të paragrafit 1, të pikës 3 – të ligjit mbi përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.

ARKATANA

Në sqarimin e kërkesës për nisjen e procedurës thuhet se flamuri i Republikës së Shqipërisë është ngritë pa qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Serbisë.

Procedurë e ngjashme gjyqësore për vendosjen e flamurit në godinën e KKSH-së, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kishte marrë edhe ish kryetari i këtij organi, Galip Beqiri.

Sipas ligjit për pakicat kombëtare në Serbi, simbolet nacionale (flamuri dhe stema) të cilin e shfrytëzojnë shqiptarët në Luginë, nuk duhet të jetë i njëjtë me simbolet e shteteve tjera dhe si të tilla nuk mund të përdoren në institucionet e këtij vendi.

Shqiptarët e këtyre trevave gjatë shënimit të festave kombëtare në Bujanoc dhe Preshevë përdorin flamurin Kombëtar, i cili edhe është flamur zyrtarë i Republikës së Shqipërisë./Titulli.com/