Fundamenti

Haziri apelon qytetarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet nga janari i vitit 2009

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e qeverisë për faljen e borxheve deri më 31.12.2008, duke treguar edhe kriteret për faljen.

“Nga sot (3 shtator 2015) hyn në fuqi Ligji për Faljen e Borxheve dhe secili tatimpagues i cili dëshiron të përfitoj nga ky ligj për faljen e borxheve deri më 31.12.2008, duhet që paraprakisht të zgjedh njërën prej dy kritereve që duhet plotësuar: Ta bëjë pagesën e plotë të borxhit bazë për periudhën 1 janar 2009 deri 31 dhjetor 2014, ku përveç borxheve para vitit 2008, do t’i falen edhe ndëshkimet dhe interesi për borxhin deri në dhjetor 2014; Tatimpaguesi do të hyj në marrëveshje me ATK-në për pagesën me këste të borxhit bazë për periudhën 1 janar 2009 deri 31 dhjetor 2014, me ç ‘rast, përveç që do t’i falet borxhi për periudhën deri 31 dhjetor 2008, do të përfitoj edhe nga falja e ndëshkimeve për borxhin janar 2009 deri 31 dhjetor 2014”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Ai ka ftuar qytetarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet në mënyrë që Komuna të mos ketë nevojë të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

“Në Gjilan, Task Forca për grumbullimin e borxheve po punon tash e 18 muaj, me takime të pareshtura dhe me punë në terren. Gjilani është gati, prandaj i ftoj të gjitha ata që kanë obligime të pakryera nga janari i vitit 2009 e deri më tash, që përfshinë tatimin në pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë të gjitha obligimet sa më parë në mënyrë që Komuna të mos ketë nevojë të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat, ku do të bllokohen xhirollogaritë bankare në mënyrë që të inkasohen mjetet në këtë formë”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.