Një i ndaluar për fajde dhe tetë aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë aktakuza ndaj tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, më 24 prill 2026 është ndaluar një i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu, gjatë së njëjtës datë, Prokuroria ka ngritur tetë aktakuza, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë veprash penale.
Tri aktakuza janë ngritur për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Vjedhja e pyllit”, “Sulmi”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin./rajonipress/


