Hidromorava

Studentët e UP-së ngrisin zërin, kërkojnë plotësimin e kushteve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Grupi i Pavarur Studentor, në emër të studentëve sot në orën 11 do t`i dorëzojë në Rektorat gjashtë (6) kërkesa, sipas të cilëve është e arsyeshme që ata të ngrehin zërin e tyre.

Kushtet që studentët kërkojnë të plotësohen janë: Kushti për të kaluar vitin e I-rë të jetë me -3 provime (studenti duhët të kaloi 7 provime), ndërsa kushti për vitin e II-të, të jetë me 4 provime të kaluara, Të jenë 4 afate të rregullta për hyrje në provime, ( duke përjashtuar mundësin që të ketë afate të jashtëzakonshme), Lirim nga pagesa për kategorit e vecanta( për kategorit e dalura nga lufta, si dhe për dy apo më shumë student që vijnë nga e njejta familje), Përmirsim të kushteve për studime në fakultete ( Zgjerim të biblotekave, laborator në fakultetet e nevojshme, kabinte të ndryshme sipas nevojës të studentëve), Afate për provime gjdo muaj për absolventë dhe Të mbikqyrët më shumë administrata e njësive akademike në fakultetet përkatëse.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e Grupit të Pavarur Studentor drejtuar medieve:

Të nderuara media duke parë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, Grupi i Pavarur Studentor njofton opinionin publik që ka përcjell me vëmendje të gjitha ngjarjet që karakterizuan jetën studentore. Ne si student të UP-së, besuam fuqishëm që organet kompetente siq janë Senati i UP-së, dhe Këshilli drejtues dhe komisioni për plotësimindryshimin e ligjit për arsimin e lartë, do të ndryshojnë-plotësojnë statutin dhe do të menjanojn mundësin e keqinterpretimeve qoftë nga ana e studentëve apo edhe nga ana e senatit të UP-së. Mirpo pasi që asnjëra palë nuk bëri atë se qfarë pritej dhe duhej të bëhëj nga ana e tyre, ne si student shohim të arsyeshme që të ngrehim zërin tonë dhe të parashtrojmë këto kërkesa legjitime, të cilat janë në përputhje me statutin e UP-së. Kërkesat tona të cialt do të dorëzohen nesër me datën 03.09.2015 në ora 11:00 në Rektorat janë këto:

1.Kushti për të kaluar vitin e I-rë të jetë me -3 provime (studenti duhët të kaloi 7 provime), ndërsa kushti për vitin e II-të, të jetë me 4 provime të kaluara.

2.Të jenë 4 afate të rregullta për hyrje në provime, ( duke përjashtuar mundësin që të ketë afate të jashtëzakonshme).

ARKATANA

3. Lirim nga pagesa për kategorit e vecanta( për kategorit e dalura nga lufta, si dhe për dy apo më shumë student që vijnë nga e njejta familje)

4.Përmirsim të kushteve për studime në fakultete ( Zgjerim të biblotekave, laborator në fakultetet e nevojshme, kabinte të ndryshme sipas nevojës të studentëve)

5.Afate për provime gjdo muaj për absolventë

6.Të mbikqyrët më shumë administrata e njësive akademike në fakultetet përkatëse
Ju ftojmë që të jeni prezent gjatë dorëzimit të këtyre kërkesave ku njëherit do të informoheni për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrim që padyshim nuk do të ndalemi deri në realizimin e plotë të këtyre kërkesave tona.
Me respekt Grupi i Pavarur Studentor

/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.