Sinani viziton shkollat në Tygjec, Desivojcë e Poliçkë, premton përkrahje e investime
Kamenicë – Begzad Sinani ka vizituar shkollat e largëta dhe ka premtuar kushte edhe më të mira për stafin e nxënësit.
Begzad Sinani është treguar kureshtar dhe nuk ka prituar që të vizitojë edhe fshatrat kufitare duke filluar nga Tygjevci, Desivojca e Poliçka.
Sinani ka bashkëbiseduar me drejtoret, mësimdhënësit dhe prindërit për vullnetin dhe gatishmërinë për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Sinani i shoqëruar edhe nga drejtori i drejtorisë së Arsimit zoti Agim Shkodra ka qëndruar në shkollën fillore “Kadri Zeka” në Desivojcë e Poliçkë dhe në shkollën fillore “Nuhi Berisha” në Tygjec.
Sinani ka thënë se këto shkolla do të kenë prioritet në rregullimin dhe investimin e infrastrukturës./rajonipress/


