FIDANISHTJA

“Konsoni” në Gjilan, model i suksesit në industrinë ushqimore vendore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – “Konsoni” në Gjilan përfaqëson një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë ushqimore vendore, e specializuar në rritjen, përpunimin dhe distribuimin e mishit të shpezëve dhe vezëve, ka theksuar drejtori Haki Huruglica.

Në një kohë kur suksesi në biznes shpesh matet vetëm me shifra, Agim Sahiti përfaqëson një tjetër model: atë të njeriut që ndërton me ndershmëri, udhëheq me përulësi dhe vepron me përgjegjësi shoqërore.

I njohur për korrektësinë dhe modestinë e tij, ai është një biznesmen i denjë që ka arritur të fitojë besimin jo vetëm në treg, por edhe në komunitet. Profesionalizmi i tij shoqërohet me një ndjeshmëri të theksuar humane, duke dëshmuar se suksesi i vërtetë nuk qëndron vetëm në rritje ekonomike, por edhe në ndikimin pozitiv që lë tek njerëzit dhe shoqëria.

Eco Higjiena

Nën udhëheqjen e pronarit Agim Sahiti, kompania ka arritur të ndërtojë standarde të larta në procesin e prodhimit, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm të tregut me produkte të sigurta dhe cilësore për konsum.

Me rreth 230 të punësuar, prej të cilëve afërsisht 80 për qind janë gra, Konsoni jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal dhe në fuqizimin e rolit të grave në tregun e punës, duke forcuar njëkohësisht prodhimin vendor në sektorin ushqimor./rajonipress/