Humbë jetën edhe një serb në kryqëzimin e rrugës Mogillë – Kllokot
Gjilan – Ndërkaq sot me 02.09. 2015 rreth orës 14.20 Policia e Kosovës është informuar se Motoçiklisti i lënduar B.C. (1958) serb shtetas i Kosovës, si pasojë e plagëve të marra në Aksident me 01.09.2015, në udhëkryqin e rrugës Mogillë – Kllokot sot ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Nishit ka njoftuar Ismet Hashani.
Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime.
Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasoj e tejkalimit të parregullt (në kryqëzim të rrugëve) Mogillë-Kllokot nga ana e Automjeti VË Golf, me targa 06, drejtues B.N. shqiptar shtetas i Kosovës, i lindur me (1984) me vendbanim të përhershëm në fshatin Terpezë Komuna e Vitisë, ku me këtë rast drejtuesi i motoçikletës i markës Tomos, pa targa të regjistrimit, B. C. (1958), Serb Shtetas i Kosovës me vendbanim në Kllokot, pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht ndihma mjekësore i afrohet në spitalin rajonal të Gjilanit, e mandej transferohet në QKUK në Prishtinë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili urdhëron që me rastin të merren hetuesit policor nga Trafiku Rajonal, si dhe të njoftohet ndërkohë në lidhje me gjendjen e personit të lënduar për të ndërmarrë hapat e mëtutjeshme.
Ndërkaq sot me 02.09. 2015 rreth orës 14.20 Policia e Kosovës është informuar se Motoçiklisti i lënduar B.C. (1958) serb shtetas i Kosovës, si pasoj e plagëve të marra në Aksident me 01.09.2015, në udhëkryqin e rrugës Mogill – Kllokot sot ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Nishit.
Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit./rajonipress/


