Mobi Casa

Kontrata të përhershme për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Arsimit ka shpërndarë në të gjitha drejtoritë komunale kontratat e përhershme në bazë të udhëzimit administrativ dhe të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar janë pajisur me kontrata të përhershme që është një nga kërkesat kryesore të kontratës kolektive.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Bajrami tha se edhe pse 11 shkolla në Kosovë nuk kanë qenë plotësisht të gatshme për rifillimin e vitit të ri shkollor, punimet në to pritet të përfundojnë shumë shpejt dhe ato të jenë të gatshme për datën 15 shtator.

Mobi Casa

“Këtë vit mësimor jemi shumë të përgatitur ku do t’i lansojmë produktet e para të shkollës digjitale dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar që nga mesi i muajit shtator do të nisim pilotimin në disa shkolla produktet elektronike. Ky vit shkollor ka filluar me një moto të përgjithshme të drejtorive komunale dhe të ministrisë për përkushtimin në ngritjen e cilësisë së mësimnxënies në të gjitha aspektet. Po ashtu, edhe sindikatat do t’i takojmë që ky vit të jetë një vit që do t’i përkushtohemi ngritjes së cilësisë në shumë dimensione dhe jemi duke punuar shumë edhe me partnerët ndërkombëtarë ku në fund të muajit shtator do të na akordohet edhe kredia e Bankës Botërore e cila drejtpërdrejtë do të shkojë në shkolla me ç’rast presim ta përmirësojmë aspektin e përformances”, citon KL të ketë thënë ministri Bajrami.

Ai shtoi se këto ditë do të konsultohen edhe me kryetarët e komunave prej të cilave ka kërkuar që të përpunojnë procedurat e rekrutimit dhe të përzgjedhjes së drejtorëve në shkolla.

Bajrami theksoi se ky proces është duke u monitoruar dhe këto procedura do të zhvillohen vetëm me kritere profesionale duke iu shmangur cilitdo ndikim politik tek përzgjedhja e drejtorëve por edhe kuadrit mësimor në arsimin parauniversitar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.