Fundamenti

Drejtoria e Bujqësisë vazhdon aktivitetet në terren me fokus sektorin e blegtorisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Gjatë kësaj jave, Drejtoria e Bujqësisë ka vazhduar angazhimet në terren, duke u fokusuar në zhvillimin dhe përkrahjen e sektorit të blegtorisë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është trajtuar tema me rëndësi “Menaxhimi i kullotave”, e cila synon përmirësimin e shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe rritjen e produktivitetit në këtë sektor.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend Morina, së bashku me stafin e tij profesional, kanë dalë në terren për të takuar nga afër fermerët dhe blegtorët, duke ofruar këshilla praktike dhe udhëzime konkrete lidhur me menaxhimin sa më efikas të kullotave.

Mobi Casa

Gjatë këtyre vizitave, Drejtori Morina theksoi se mbështetja e vazhdueshme për fermerët mbetet prioritet i Drejtorisë së Bujqësisë, duke shtuar se aktivitete të tilla në terren do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të kushteve për zhvillimin e bujqësisë në komunë.

‘’Këto angazhime dëshmojnë përkushtimin institucional për të qenë sa më afër fermerëve dhe për t’i ndihmuar ata në përballimin e sfidave të përditshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal’’, ka bërë të ditur Morina./rajonipress/